Shkëndija dhe Drita, dy skuadrat shqiptare që pritet të ndriçojnë sonte

Sonte do të luhen dy ndeshje të rëndësishme për ekipet shqiptare, të vlefshme për turin e tretë kualifikues të Liga Europa. Derisa Shqipëria i ka sytë nga sfida e javës së ardhshme të Tiranës në Zvicër ndaj Jang Bojs, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Kosovës, janë dy ekipet e tjera shqiptare që luajnë sonte takimet e “jetës”.

E para e nis Shkëndija e Tetovës, që në orën 20:00 do të luajë ndeshjen e luksit kundër gjigantit anglez të Totenhamit.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit. Totenhami është favorit absolut, mirëpo në sfida teke luhet gjithçka për gjithçka.

Pas Shkëndijës, në fushë do të zbresë kampionja e Kosovës, Drita, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu.

Skuadra kosovare do të zbres në fushë në ora 20:30, për tu përballur në Varshavë me skuadrën e njour të Legias. Edhe për ekipin e drejtuar nga Nuhiu gjithçka është e vështirë, megjithatë verdiktin final do ta vendosë fusha e blertë, aty ku besojmë se gjilanasit do të kenë fat.

Leave a Reply