Shoku i Behramit dhe Pandev rezulton pozitiv me “Covid 19”

Portieri i Xhenoas, Matia Perin ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Një gjë të tillë konfirmoi numri një i skuadrës nga “Luixhi Feraris”, Rolando Maran, përmes një konference për media.

Kësisoj, italiani do t’i mungojë Xhenoas në përballjen e nesërme përballë Napolit.

Kujtojmë Xhenoa, pjesë e së cilës janë edhe kapiteni i përfaqësueses së vendit tonë, Goran Pandev, si dhe ish kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami, sezonin e ri në “Serie A” e nisi me këmbë të mbarë, pasi mundi 4:1 Krotonen.

Në këtë ndeshje për Xhenoan shënoi edhe Goran Pandev.

Foto: Paolo Ratini (1227884189)

Leave a Reply