Vazhdon seria e zezë e Shalke 04, 20 ndeshje pa fitore!

Ka vazhduar seria e zezë e skuadrës gjermane Shalke 04, pa fitore në kampionatin elitarë të Gjermanisë.

Skuadra nga Gellzenkirshen në kuadër të javës së katërt në Bundesligë barazoi 1:1 kundër Union Berlin, me ç’rast tashmë numëron plotë 20 ndeshje pa fitore,

katër këtë sezon dhe 16 sezonin e kaluar.

Fitoren e fundit në kampionat, Schalke arriti në janar të këtij viti kundër Borusia Menhengladbah (2:0), ndërsa që nga ajo ndeshje kjo skuadër ka rreshtuar 13 disfata dhe 7 barazime.

Mirëpo edhe përkundër kësaj serie negative, Shalke 04 është ende shumë larg rekordit që mban Tasmania 1900 Berlin, nga viti 1973.

Sipas të dhënave zyrtare të Bundesligas, ata në sezonin e tyre të vetëm 1965/1966 fituan vetëm 10 pikë, me një gol diferencë prej minus 93 dhe 31 ndeshje pa fitore.

Kujtojmë Shalke 04 në 4 xhirot e para të sezonit të ri në Bundesligë ka marrë vetëm një pikë, duke u renditur në pozitën e parafundit me vetëm 1 pikë. Më keq se kjo skuadër është vetëm Majnci, që ka 4 disfata nga po aq ndeshje.

Leave a Reply