Kastriot Dermaku debuton me gol te Leçe

Kastriot Dermaku ka debutuar me gol te skuadra e Leçes, te e cila skuadër erdhi ditë më parë nga rradhët e Parmës. Hapësirat e pakta te skuadra nga “Enio Tardini”, ndikuan që “gjiganti” i mbrojtjes së Shqipërisë, të zgjidhte huazimin te Leçe e “Serie B”.

Dhe si duket nuk ka gabuar, pasi përveç që luajti titullarë në ndeshjen e tij të parë, Dermaku realizoi edhe golin e parë me fanellën e Leçes, duke ndihmuar skuadrën e tij për të evituar disfatën në ndeshjen ndaj Kremonezes, skuadër kjo që gjatë 45 minutave të para kishte epërsi prej dy golash.

Dermaku golin e parë për Leçen e realizoi vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, ndërsa Masimo Koda në minutën e 64-të barazoi shifrat në 2:2.

Ishte ky barazimi i dytë për Leçen, skuadër kjo që pas 4 xhirove të para në Serie B, renditet në pozitën e 8-të, ndërkohë Kremoneze me 3 pikë renditet në pozitën e 16-të.

Leave a Reply