Boesel kërkon revansh ndaj Haxhi Krasniqit

Pothuajse dy javë më parë Haxhi Krasniqi u kurorëzua me titullin e botës në boks duke e mposhtur midis Magdeburgut, gjermanin Dominik Boesel. Mirëpo me shumë gjasa këto dy boksierë do të dalin në ring sërish, kjo pasi Boesel në verë synon revanshin ndaj boksierit shqiptar.

Promoteri, Ulf Steinforth, do që të dy boksierët të përballen gjatë verës së vitit 2021.

“Së pari duhet të shohim se do të ketë rimeç direkt apo do të ketë meçe të tjera ndërmjet. Data për të cilën po mendoj është vera e vitit 2021. Kjo gjithashtu varet edhe nga faktorët e tjerë, siç janë zhvillimet me pandeminë”, ka thënë Steinforth për “Mitteldeutsche Zeitung”.

Ndërkohë Dominik Bosel ka thënë se sa më shpejtë dëshiron rikthimin e rripit të kampionit të botës.

“Dua të kthehem shpejtë. Asgjë nuk qëndron në rrugën për rimeç me Krasniqin”, ka thënë 30 vjeçari për MDR.

Për një revansh i gatshëm është edhe Haxhi Krasniqi, i cili edhe ditë më parë kishte zbuluar madje se edhe në kontratën e tyre ekziston që duhet të ketë një rimeç mes tyre. Në rast se Krasniqi e mund sërish gjermanin, atëherë ai do të bëjë për vete edhe tiullin WBO, dhe do të jetë kampioni absolut i Botës në kategorinë e peshave gjysmë të rënda.

Leave a Reply