Trepça ’89 me një përmbysje spektakolare i shkakton disfatën e parë Ballkanit (VIDEO)

Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj këtë edicion, teksa në terren vendas mundi ekipin e Ballkanit, që në 7 xhirot e para nuk dinte se çfarë është disfata, njofton “infOSport.mk”.

Fitoren skuadra nga Mitrovica e arriti në mënyrë spektakolare, duke u rikthyer në jetë, kjo pasi kishte disavantazh prej 3 golave, që në fund të shënojë fitore 4:3.

Gripshi (30’), Krasniqi (47’) dhe Daku (55’) ishin autorë të golave për skuadrën e trajnerit Ismet Munishi, që në 25 minutat e fundit të takimit pësoi plotë 4 gola.

Bismark Sie doli të jetë heroi i Trepça ’89, duke shënuar 3 gola në minutat 64’, 79’ dhe 93’, ndërsa një gol tjetër realizoi Rrahim Nimani në minutën e 75-të.

Edhe përkundër kësaj disfate, Ballkani mbetet në pozitën e parë me 19 pikë, derisa Trepça ’89 me 11 pikë mban pozitën e 6-të.

Leave a Reply