Akademia Pandev mbetet pa trajner

Akademia Pandev sërish ka mbetur pa trajner, kjo pasi Jugosllav Trençovski dha dorëheqje pas serisë së rezultateve negative, njofton “infOSport.mk”.

I njëjti kishte zëvendësuar në këtë post në fillim të këtij edicioni Aleksandar Tanevskin, me shpresë se do të ndikojë pozitivisht në mesin e futbollistëve, ashtu siç bënte mirë edhe vite më parë, mirëpo parashikimet nuk dolën të sakta, Akademia Pandev vazhdoi me rezultate të dobëta, ndërsa e gjithë kjo bëri që Trençovski vetë të kërkojë largimin nga posti i kryetrajnerit.

Ky vendim i tij ka ardhur në momentin e duhur te skuadra e Akademia Pandev, drejtuesit e së cilës skuadër kanë në disponim një kohë të mjaftueshme për të gjetur zëvendësuesin e tij, kjo për shkak pauzës që pason në kampionatin tonë vendor.

Së fundmi Akademia Pandev humbi duelin ndaj rivalit lokal Bellasicës (1:2), duke rrezikuar dukshëm tashmë rrënien, duke pasur parasysh se rrethin e parë të garave në elitën e futbollit vendor, nga gjithsej 3 e mbylli në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë.

Leave a Reply