Feronikeli prezanton Klodian Duron në postin e trajnerit

Klodian Duro edhe zyrtarisht do të udhëheq Feronikelin në vazhdim të sezonit të ri në Superligën e Kosovës, transmeton “infOSport.mk”. Duro në postin e trajnerit te skuadra nga Drenasi do të pasojë Afrim Tovërlanin. Ai me Feronikelin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa do të jetë kjo eksperienca e parë jashtë Shqipërisë, aty ku kishte drejtuar skukadrat si Kukësi, Kamza dhe Luftëtari.

Duro si futbollistë kishte dalë 4 herë kampion i Shqipërisë, 3 herë kishte fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa nga një herë kishte fituar SuperKupën shqiptare dhe një herë Kupën qipriote.

Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply