Armand Duka e kall bashkë me lojtarët “kuqezi” në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka festoi bashkë me ekipin e Shqipërisë në dhomat e xhveshjes së stadiumit “Air Albania” fitoren 3:2 ndaj Bjellorusisë.

Kreu i futbollit shqiptar takoi secilin prej lojtarëve të grumbulluar për sfidën me bjellorusët, më pas festa ka nisur furishëm duke u grumbulluar të gjithë së bashku.

Me fitoren ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ngjitet në një rang më lart në Ligën e Kombeve, aty ku sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, me kombëtare shumë më të fuqishme.

Leave a Reply