Gola “kuqezi”, vetëm dy minuta iu deshën Ergys Kaçes për të shënuar pas gati dy vitesh

Në mesin e autorëve të golave “kuqezi” në Europë, bënë pjesë edhe emri i Ergys Kaçe, që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës greke të Aris, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti shqiptarë, që një kohë të gjatë nuk është grumbulluar me kombëtaren shqiptare, të shtunën ka gjetur golin e parë me fanellën e Arisit në kampionatin elitar grekë, aty ku tashmë po luan një kohë më të gjatë.

Ergysit iu deshën vetëm dy minuta lojë për të shënuar golin e tij të parë pas gati dy viteve. Për herë të fundit Kaçe kishte shënuar me 9 dhjetor të vitit 2018-të, kur si pjesë e Panathinaikos, i kishte shënuar ekipit të OFI Crete.

Ndryshe në ndeshjen e djeshme të Aris kundër Atromitos në udhëtim, Kaçe në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të, ndërsa në të 61-tën gjeti rrugën e rrjetës duke ngushtuar epërsinë e ekipit vendas në 2:1, dhe njëkohësisht duke i hapur rrugë golit të dytë të skuadrës së tij, që erdhi në minutën e 81-të, me anë të Sasha, transmeton “infOSport.mk”.

Në fund barazim 2:2 në ndeshjen Atromitos – Aris, skuadër kjo që pas 10 xhirove të para në elitën e futbollit grek, renditet përkohësisht në pozitën e dytë me 23 pikë, dy pikë më pak se Olimpijakosi i vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply