Në Kratovë futboll, apo uaterpollo? (VIDEO)

Në këto momente në futbollin vendor janë duke u zhvilluar ndeshjet e javës së 16-të, njofton “infOSport.mk”. Duke pasur parasysh se sot në vendin tonë po mbizotëron një mot me shi, disa prej stadiumeve nuk dhurojnë aspak kushte ideale për lojë. Një ndër fushat më të rënduara, është ajo në Kratovë, ku mejdanin po ndajnë Sileksi dhe Struga Trim Lum.

Nga video pamjet që shihen, kjo ndeshje futbolli i ngjason një ndeshjeje “uaterpolloje”, gjë kjo që ua vështirëson në maksimum gjërat në fushën e blertë edhe aktorëve të të dyja skuadrave.

Leave a Reply