Askush nga Real Madrid nuk votoi për Ronaldon

Mbrëmë FIFA zgjodhi më të mirët për vitin që po lëmë pas, ndërsa çmimi për futbollistin më të mirë shkoi në duart e sulmuesit të Bajernit të Munihut, Robert Levandovski.

Sulmuesi polak në këtë garë mundi dy super futbollistët Messin dhe Ronaldon, ndërsa është interesant fakti se që të tre si kapiten të ekipeve të tyre kombëtare kishin të drejtë vote.

Messi nuk i dha pikë Kristiano Ronaldos, ndërsa portugezi i dha tre pikë rivalit të përjetshëm.

Është interesante që futbollistët e Real Madridit e injoruan plotësisht ish bashkëlojtarin e tyre, Kristiano Ronaldo, duke mos i dhënë asnjë pikë të vetme.

Serhio Ramos votoi për Levandovskin, Alkantaran dhe Nejmarin. Luka Modriç votoi për Levandovskin, Ramos dhe Sallah. Hazard zgjodhi Levandovskin, Ramos dhe De Brujne.

Garet Bejll gjithashtu “harroi” ish-shokun e tij të skuadrës dhe votoi për Levandovskin, Alkantaran dhe Mane.

Leave a Reply