Ja paga mujore që i’a ka ofruar Refik Halili tetovarit Ferhan Hasani!

Ferhan Hasani me shumë gjasa vitin e ri do të bëhet me skuadër të re. Informacionet e fundit që vijnë nga Shqipëria flasin për një marrëveshjes të ish kapitenit të Shkëndijës me kampionët e Tiranës, që e dëshirojnë me çdo kusht atë në rradhët e tyre.

Një propozim me 12 mijë euro në muaj ka shkuar prej javësh në adresë të tetovarit dhe raportimet e fundit bëjnë me dije se “Buba” e ka pranuar këtë ofertë të presidentit Halili dhe në janar ai do të jetë pjesë e Tiranës.

Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtyre thashethemeve, por nëse vjen Hasani do të ishte një përforcim i madh, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe të fantazistit në klube si Volfsburg, Brondby, Helisnki apo edhe Shkëndija, me të cilën skuadër ka luajtur shumë ndeshje të mëdha në garat europiane.

Leave a Reply