Etrit Berisha i kthehet normalitetit, heq qafe koronavirusin

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është rikthyer në stërvitje me ekipin e SPAL pas periudhës së vështirë të kaluar shkaku i koronavirusit.

Berisha i ka nisur stërvitjet të martën te skuadra italiane që garon në Serie B. Berisha për shkak të problemve me koronavirus ishte shtrirë në spital, por siç raportohet në Itali, portieri i Shqipërisë është mirë dhe i gatshëm për stërvitje.

31-vjeçari i ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit shkaku i COVID-19, ndërsa po aq ndeshje ka regjistruar këtë edicion. Me Spalin ka kontratë deri në verën e vitit 2022, derisa më herët ka bërë karrierë edhe te Atalanta, Lacio, skuadra suedeze e Kalmar dhe te 2 Korriku i Prishtinës.

Leave a Reply