Interi kërkon me ngulm argjentinasin De Paul të Udinezes

Interi po shpreson të arrijë një marrëveshje përfundimtare për transferimin e Rodrigo De Paul në janar, raporton “CalcioMercato”.

“Zikaltërit” po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje për një huazim 18 mujor të futbollistit argjentinas, që më pas të jenë të detyruar të blejnë kartonin e tij nga Udineze.

Drejtuesit e Udinezes për shërbimet e De Paul kërkojnë 35 milion euro. Mirëpo Interi nuk është skuadra e vetme që interesohet për shërbimet e tij, pasi është edhe Bielsa, trajneri argjentinas që e kërkon bashkëpatriotin e tij te Lids Junajted, aty ku luan edhe futbollisti shqiptarë, Ezgjan Alioski.

Leave a Reply