Trajneri Ismet Munishi, javën e kaluar u shkarkua nga Ballkani pas qëndrimit 18 mujorë në krye të klubit nga Superliga e Kosovës.
Afrim Tovërlani dhe disa analistë të futbollit kosovarë fajësuan “njerëzit e Skendërbeut” për shkarkimin e Munishit.
Analisti Arben Zeqiri deklaroi të hënën se fajtori kryesor është menaxheri Haris Fakiç që ka ndikuar në vendimin e klubit të Ballkanit.
“Indeksonline” ka kontaktuar me menaxherin Fakiç, i cili ka mohuar akuzat duke thënë që nuk ka fare dorë as në shkarkimin e Munishit as në emërimin e Bledi Shkëmbit.
“Fillimisht nuk kisha pas dëshirë që kjo përgjigje të kuptohet si arsyetim për dikë, thjeshtë dua që ta njoftojë opinionin sportiv në Kosovë në lidhje me punën që unë vërtetë e bëj. Normalisht që nuk më vjen mirë që më fajësojnë mua dhe më bëjnë shkaktar kryesor për atë ngjarje. Besoj se fakti që unë jam parë kohët e fundit në stadiumet e Kosovës së bashku me presidentin Arsim Kabashi, të cilin e kam mik dhe jemi duke bashkëpunuar për të ardhmen në aspektin sportiv. Nuk është vetëm ai, unë kamë bashkëpunim edhe me presidentin e Trepçës 89, Abedin Zeka në nivel klubesh por unë jam vetëm menaxher që ndihmojë lojtarët të bëjnë lëvizje të ndritshme. Unë nuk ndërroj trajner, as nuk kam ndërruar kurrë në karrierën time profesionale. Kjo nuk ka ndodhur kurrë te Skenderbeu ku kam punuar për 5 vite, e akoma më pak në klube tjera. Trajnerët janë ndërruar vetëm si mungesë e rezultateve dhe vetë natyra e punës me të cilin miret. Në fund këtë ekskluzivitet e ka vetëm e vetëm presidenti i klubit. E vetmja punë që kam bërë te Ballkani deri në këto momente është afrimi i ish dy futbollistëve të Skënderbeut, Bajram Jashanica dhe Nazmi Gripshi. Poashtu afrimi në formë huazimi i Mirlind Dakut nga Osijeku, të cilin e menaxhon Shkumbin Qormemeti, me këtë të fundit kam relacione dhe bashkëpunim të ngushtë” – është shprehur Haris Fakiq.