Renova nisi përgatitjet me një emër të ri, vjen nga rradhët e Shkëndijës

Renova fiks në ora 12:00 ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa emër i ri për pjesën e dytë të sezonit do të jetë Arlind Aliti, i cili vjen nga rradhët e Shkëndijës. Siç mëson “infOSport.mk”, Aliti te Renova do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për një futbollistë 21-vjeçar që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti stinorin vjeshtorë me Shkëndijën regjistroi dy paraqitje.  Ai është produkt i shkollës së Shkëndijës, ndërsa në dy periudha të ndryshme është huazuar te Vëllazërimi i Kërçovës dhe Struga Trim Lum.

Mirëpo Aliti nuk do të jetë emri i vetëm i ri në rradhët e Renovës, drejtuesit e së cilës skukadër paralajmëruan edhe përforcime tjera ditëve në vijim, ndërsa në stërvitjen e parë të vitit 2021, mund të vërehej edhe prezenca e dy talentëve Eren Memedi dhe Amar Emurli, që vijnë nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre.

Kujtojmë fazën e parë të përgatitjeve, Renova do ta zhvillojë në Tetovë, edhe atë deri me datë 22 janar, që më pas të transferohet në Ohër, ku do të qëndrojë deri me datë 03 shkurt.

Leave a Reply