Eros Greza  gati të transferohet në Korenë e Jugut!

Eros Grezda nuk i ka marrë karrierës më të mirën, teksa gabimet në sjellje e larguan atë nga gjigandët skocez të Gllazgou Renxhers, që këtë vit janë të pamposhtur me Stiven Zherard në krye.

Ndërkohë sipas asaj që raportohet në Kroaci, Grezda e ka mbyllur edhe eksperiencën e tij me Osijekun.

Sulmuesi gjaovar nuk u ngjit në të njëjtën lartësi në rikthim me ekipin kroat, teksa kaloi edhe një dëmtim të gjatë.

Dy pistat e mundshme e dërgojnë Grezdën në Korenë e Jugut, atje ku pritet të përfitojë shumë në aspektin financiar, por gjithashtu si destinacion shfaqet edhe Holanda. Ende nuk janë zbuluar emrat konkret të ekipeve, por gjithçka do të bëhet e qartë ditëve në vijim.

Leave a Reply