Edhe një shqiptarë tjetër transferohet në Turqi, shkupjani Merdian Ramadani i bashkohet Ankaraguxhut

Edhe një tjetër futbollistë i talentuar shiptarë ka vendosur të transferohet në futbollin turk, që në këtë mënyrë bëhet destinacioni më i preferuar i futbollistëve me origjinë shqiptare, qoftë nga Shqipëria, Kosova, apo edhe Maqedonia e Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër futbollistët e fundit që është transferuar në futbollin turk, është shkupjani Merdian Ramadani, i cili ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Ankaraguxhu. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 18-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Nju Star, derisa hapat e parë i kishte bërë te skuadra e Albion, aty ku për trajner për 3 vite të plota kishte pasur Isamedin Baliç. Karrierën e tij e kishte vijuar me FC Shkupin, aty ku kishte kaluar 4 vite të plota, ndërsa vetëm pas 6 muajve të kaluar te Nju Star, Ramadani, vendosi të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Ai për këtë sukses dhe këtë arritje shumë të madhe falënderon ata që e ndihmuan, e mbi të gjitha familjen e tij.

“Dua ti falenderojë Muaz Ramadanin dhe Erduan Ali për besimin, mbështetjen dhe këshillat e tyre. Ju dëshiroj prosperitet dhe sukses të mëtutjeshëm në punën e tyre. Gjithashtu një falenderim i veçantë për trajnerin tim të parë Isamedin Baliç i cili ishte njeriu i parë që vuri në pah talentin tim, por kuptohet pa haruar mbështetjen, përkrahjen e madhe të familjes sime, pa të cilët vështirë se do mund të arrija këtu” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Merdan Ramadani, i cili me 30 dhjetor të vitit të kaluar mbushi 18 vjet.

Ai fillimisht do të bashkohet me ekipin e të rinjëve të Ankaraguxhu, por që të gjitha stërvitjet do i kryej me ekipin e parë, me të cilët ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Duke pasur parasysh talentin dhe besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të skuadrës turke, shpresojmë që Merdian Ramadani shumë shpejtë të depërtojë në ekipin e parë, për tu paraqitur sa më parë në Superligën turke, aty ku me mjaft sukses po paraqiten edhe talentët si, Erdon Daci, Veton Tusha, etj. (infOSport.mk)

Leave a Reply