Florian Kamberi do luaj sërish në Skoci!

Florian Kamberi mund të huazohet sërish. Sulmuesi i kombëtares shqiptare sezonin e kaluar ishte ishte pjesë e Gllazgou Renxhers, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur zvicerna etë Sent Gallen.

Por, tashmë “Dailyrecord” raporton se 25-vjeçari mund të rikthehet sërish në Skoci për ta luajtur këtë herë me skuadrën e Aberdin.

Ai do të transferohet në formë huazimi, por fillimisht duhet zgjidhur çështja e dokumentacionit në Zvicër në mënyrë që ai të lëvizë drejt Skocisë, aty ku përveç me Gllazgou Renxhersin, kishte luajtur edhe me Hibernian.

Gjatë stinorit vjeshtorë Kamberi me ekipin e Sent Gallen luajti në 8 ndeshje, mirëpo duke mos shënuar asnjë gol.

Leave a Reply