Struga Trim Lum mund Teteksin në regjinë e Flamur Tairit

Struga Trim Lum ka shënuar fitore 3:1 në kontrolluesen ndaj Teteksit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Srgjan Zaharievskit ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë dhe në fund me plotë meritë arriti deri tek fitorja, me protagonistë Flamur Tairin.

Kapiteni i skuadrës strugane në këtë ndeshje realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër për Struga Trim Lum realizoi sulmuesi Marjan Altiparmakovski.

Në anën tjetër golin e vetëm për Teteksin e realizoi Dimitar Ivanov, pas asistit të Rinor Ajdinit.

Për Struga Trim Lum ishte kjo fitorja e dytë në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kuadër të fazës së përgatijeve. Përveç fitores së sotme, skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski me një përmbysje spektakolare kishte mundur Pelisterin (3:2), ndërsa kishte barazuar ndaj Rabotniçkit (0:0), Veleshtës (0:0), Feronikelit (1:1) dhe Gjilanit (3:3).

Në anën tjetër për Teteksin ishte kjo disfata e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara, pas atyre ndaj Rabotniçkit (0:2) dhe Borecit (0:2).

Ndeshjen e rradhës Teteksi do ta zhvillojë kundër skuadrës kosovare të KEK-ut me 3 shkurt, ndërkohë kundërshtarë i rradhës i Struga Trim Lum pritet të jetë skuadra e Ohrid Lihnidos, pjesë e së cilës skuadër është edhe dyshja shqiptare, Burhan Aliji dhe Sherif Rexhepi. (infOSport.mk)

Leave a Reply