Luajti ndeshjen e parë me Fenerbahçen, vjen reagimi i Mesut Ozil (VIDEO)

Mesut Ozil luajti sot ndeshjen e parë për Fenerbahçen pas transferimit të tij të bujshëm nga rradhët e Arsenalit. Ozil në këtë mënyrë u bë pjesë e fitores së Fenerbahçes në transfertën ndaj Hatayspor, në të cilën ndeshje skuadra nga “Shukru Saraçogllu” shënoi fitore me shifrat 2:1.

Ozil në lojë u inkuadrua në minutën e 77-të në vend të Thiam, ndërsa në të 88-tën, falë autogolit të Billong, Fenerbahçe ngriti epërsinë në 2:0, që ishte edhe goli vendimtarë në fitoren e skuadrës së re të ish reprezentuesit gjerman, i cili pas ndeshjes në profilin e tij në Twitter kishte shkruar: “Ndjenjë e papërshkrueshme. Ndeshja ime e parë për Fenerbahçen. Urime për ekipin, tre pikë shumë të rëndësishme janë tonat. Një falënderim i veçantë për portierin tonë”.

Fenerbahçe falë fitores së sotme vazhdon të kryesojë renditjen në Superligën e Turqisë, me 48 pikë, 3 më shumë se Galatsaraji i vendit të dytë, që sot kishte mundur kampionët në fuqi të Bashakshehir me rezultatin 3:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply