10 ekzekutuesit më të mirë të guajtjeve të lira, në mesin e tyre edhe shkupjani, Enis Bardhi

Mediat në Spanjë  kanë publikuar listën e 10-të ekzekutuesve më të mirë të gjuajtjeve të lira, duke llogaritur si hark kohor 5 vitet e fundit. Në shqyrtim janë marrë vetëm 5 ligat kryesore europiane, përfshirë këtu edhe La Ligën spanjolle, nga e cila vinë edhe më i miri, Lionel Messi, i cili kryeson listën me 21 gola.

Goli i fundit ndaj Atletik Bilbao tregoi edhe njëherë instiktin vrasës nga goditjet në kufi të zonës. Askush nuk i afrohet Lionel Messit në këtë drejtim.

Mjafton të shohim se i dyti në këtë renditje është Kolarov me 8 gola, 13 më pak se Messi. Po 8 gola ka edhe Ëard Proëse i Southampton, ndërsa pasojnë Dybala i Juventusit dhe Aspas i Selta Vigos me 7 gola nga goditjet e dënimit.

Në këtë renditje speciale bënë pjesë edhe shkupjani, Enis Bardhi, që aktivizohet me Levanten dhe që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Mesfushori shqiptar ka shënuar 6 gola në këtë mënyrë dhe të gjithë në La Liga e krahasojnë me Messin për nga mënyra e ekzekutimit dhe zgjuarsisë së gjuajtjes. Po gjashtë nga ky specialitet në 5 vitet e fundit kanë edhe Pareho i Viljarrealit, Fekir i Betis dhe Verdi i Torinos.

Leave a Reply