Angellovski fton 20 futbollistë në mini kampin-stërvitor, në mesin e tyre edhe Fatih Ismailin e FC Shkupit

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe stafi i tij do të organizojnë mini-kamp stërvitor në të cilin do të marrin pjesë futbollistë nga kampionati vendor dhe disa nga kampionatet në rajon të cilët kanë marrë leje nga klubet për të qenë pjesë e këtij kampi stërvitor.

Në këtë grumbullim i cili do të zgjasë nga 15 deri më 17 shkurt, janë të ftuar gjithsej 20 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe Fatih Ismaili i FC Shkupit.

Bëhet fjalë për një futbollistë 23-vjeçar, i cili për shkak të një dëmtimi të rëndë mungoi një kohë të gjatë nga fushat e futbollit, mirëpo tashmë i njëjti pritet të kthehet në formën e tij më të mirë, ku do të ndihmojë edhe klubin e tij, FC Shkupin në ndeshjet kampionale, aty ku skuadra nga Çairi shihet si një ndër skuadrat pretendente për titull.

Përveç Ismailit, nga rradhët e FC Shkupit, që në të ardhmen shihen si konkurrent për të qenë pjesë e përfaqësueses më të mirë të vendit, janë ftuar edhe Matej Cvetanoski, i ardhur këtë afat kalimtarë nga rradhët e Vardarit si dhe Ali Adem, i cili te skuadra nga Çairi do të luaj në formë huazimi nga rradhët e skuadrës greke të Aris.

Nga Shkëndija janë ftuar Kostadin Zahov, Enur Totre, Dashmir Elezi dhe Lupçe Doriev, ndërsa nga rradhët e Striga Trim Lum, Blerton Sheji.

Futbollistët dhe stafi teknik stërvitjen e parë do ta kenë me 15 shkurt në stadiumin pranë FFM-së, “Petar Milloshevski”, ndërsa ndeshjen kontrolluese ndaj Rabotniçkit do ta zhvillojnë me 17 shkurt me fillim në ora 14:00.

Seleksionuesi Igor Angellovski ka dërguar ftesë deri tek këto futbollistë:
PORTIERË: Risto Jankov (Rabotniçki), Kostadin Zahov (Shkëndija);
MBROJTËS: Filip Najdovski (Tirana, Shqipëri), Tome Kitanovski (Makedonija GJ.P), Kosta Manev (Akademia Pandev), Esmin Liçina (Makedonija GJ.P.), Fatih Ismaili (Shkupi), Blerton Sheji (Struga Trim Lum), Angelçe Timovski (Sileks);
MESFUSHORË: Enur Totre (Shkëndija), Gjorgji Stoilov (Akademia Pandev), Marjan Radeski (Akademia Pandev), Matej Cvetanovski (Shkupi), Agon Elezi (Varazhdin), Ali Adem (Shkupi), Luka Stankovski (Rabotniçki);
SULMUES: Marko Gjorgjievski (Radniçki Pirot, Serbi), Xhemal Ibishi (Dubrava, Kroaci), Dashmir Elezi (Shkëndija), Lubço Doriev (Shkëndija);

Leave a Reply