Ja çfarë e shtyu Rexhinaldon të pranojë ofertën e FC Shkupit

Sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo, i cili vite më parë shkëlqeu në Superligën shqiptare me Luftëtarin, Kukësin dhe Laçin, prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e FC Shkupit, te e cila skuadër pritet që të tregoj potencialin e tij dhe të rikthejë formën e vjeër, para se të transferohej në futbollin e Kazakistanit, njofton “infOSport.mk”.

Ai te FC Shkupi vjen nga rradhët e skuadrës së Kaysar nga Kazakistani, aty ku kishte luajtur edhe me Shakhter Karaganda. Aventura e tij në futbollin kazak nuk ishte edhe aq bindëse, megjithatë te FC Shkupi shpresojnë që Rexhinaldo të përsëris ato gola që shënonte në kampionatin shqiptarë, aty ku në 96 ndeshje, kishte realizuar 39 gola.

Pikërisht golat, ishin premtimi i Rexhinaldos për tifozët e FC Shkupit “Shvercerat”, mirëpo i njëjti shpreson se me ndihmën e Zotit sa më shpejtë të tejkalojmë këtë periudhë të vështirë me pandeminë “Covid 19”.

“Fillimisht e dua të them se po jetojmë në një periudhe të vështirë, por shpresoj që Zoti do të ndihmojë që kjo të tejkalohet. Kam dëgjuar se Shkupi ka shumë tifozë, ata le të presin nga unë shumë, pasi që unë kam ardhur këtu për të shënuar shumë gola dhe të bëjë asiste. Mezi se pres të fillojmë”, është shprehur Rexhinaldo.

Ky i fundit është sulmuesi i parë nga Mozambiku që do të luaj me FC Shkupin, skuadër kjo që gjatë afatit kalimtarë të dimrit bëri për vete edhe sulmuesin e Vardarit, Matej Cvetanoski, mesfushorët difenziv, Ali Adem dhe Faustin Senghor, mbrojtësin e kombëtares se Ruandas, Abdul Ruatubjaje, dy talentët e rinj, Rejjan Abazi dhe Bilall Iseni si dhe anësorin e majtë të Akademia Pandev, Kristijan Trapanovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply