Pamje të rralla të Messit si 16 vjeçar, kur i shënonte 4 gola Seviljës (VIDEO)

Sevilja është njëra ndër skuadrat e preferuara të Lionel Messit, i cili i ka shënuar shumë gola, madje edhe në moshë të mitur.

Pleshti do të ketë shansin ti shënojë përsëri Seviljës sonte, pasi këto dy skuadra do të takohen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona ka publikuar një video të Leo Messit, i cili shënon 4 gola në një ndeshje kundër Seviljës, edhe atë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Në përgjithësi, Messi ndaj skuadrës nga “Ramon Sançez Pizhuan” në 38 ndeshje ka shënuar 37 gola.

Skuadra e dytë “e preferuar” e Messit është Atletiko Madridi, ndaj së cilës skuadër në 38 ndeshje ka shënuar 32 gola, për të vijuar më pas Valencia, ndaj së cilës skuadër në 34 ndeshje ka realizuar 29 gola.

Ndeshja e sotme midis Seviljës dhe Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalet e “Copa del Rey” do të zhvillohet në stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan” me fillim në ora 21:00.

Leave a Reply