Ferhan Hasani debutoi me Partizanin, ndërsa gjesti i tij tërhoqi shumë vëmendje

Ferhan Hasani debutoi me fanellën e Partizanit në takimin kundër Kastriotit, duke luajtur rreth 10 minuta.

Debutimi i fantazistit 30-vjeçar nga Tetova vonoi disi, por trajneri Daja u shpreh pas ndeshjes se e ka ruajtur nga një dëmtim i mundshëm, pasi nuk ka qenë ende gati në 100% të formës fizike.

Por debutimi i shumëpritur më në fund erdhi dhe Hasani, zyrtarisht ka ndezur motorët me fanellën e kuqe të Partizanit.

Në fund të ndeshjes së tij debutuese, Hasani bëri dhe një gjest fantastik, duke i dhuruar fanellën e tij një prej të pranishmëve në tribunën e stadiumit të Kamzës.

“Buba” është një lojtar që pritet t’i japë shumë Partizanit në ndeshjet e ardhshme, në luftën për titullin kampion.

Leave a Reply