Shkëndija dhe FC Shkupi OK, ngec Makedonija GJ.P

Sot kanë përfunduar edhe 5 takimet e rradhës të javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, aty ku dy skuadrat e para në renditje, Shkëndija dhe FC Shkupi regjistruan fitoret e rradhës, derisa ngeci në këtë garë Makedonija GJ.P, që nuk shkoi më shumë se një barazim në udhëtim te Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija e Ernest Gjokës edhe përkundër disavantazhit që kishte në përballjen ndaj Sileksit, në fund nga Kratova u rikthye me fitoren 2:1.

Për dallim nga Shkëndija, FC Shkupit i mjaftoi vetëm një gol i Matej Cvetanoskit për të mundur Borecin në transfertën në Veles, derisa në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat dhe shumë gola të shënuar, Bellasica në Tetovë mundi Renovën, duke shtuar shpresat për mbijetesë.

Vardari dhe Pelisteri në Shkup barazuan 2:2, ndërkohë në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, që u zhvillua javën e kaluar, Rabotniçki me rezultatin minimal 1:0 në Strumicë kishte mundur Akademia Pandevin.

Pas 19 xhirove, Shkëndija me 42 pikë kryeson renditjen para FC Shkupit, që ka 46 pikë, ndërkohë Makedonija GJ.P me 44 pikë renditet në pozitën e katërt. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 19

Sileksi 1:2 Shkëndija
Boreci 0:1 FC Shkupi
Struga TrimLum 1:1 Makedonija Gj.P
Renova 2:4 Bellasica
Vardari 2:2 Pelilsteri
Ak.Pandev 0:1 Rabotniçki

Leave a Reply