Lajm i keq për Kukësin, lëndohet Agim Ibraimi

Përveç disfatës nga Partizani në fundjavë, Kukësi ka humbur edhe një ndër lojtarët kyç, Agim Ibraimin. Kapiteni i skuadrës verilindore doli nga fusha në minutën e 76′ të takimit kundër Partizanit të Ilir Dajës, që në fund kishte triumfuar me shifrat 2:1.

Lideri i Kukësit kishte marrë një goditje në gju, ndërsa pas dhimbjeve të mëdha që kishte ndjerë, i njëjti menjëherë kishte bërë një rezonancë magnetike.

Tashmë të gjithë janë në pritje të rezultateve, edhe pse informacionet e para flasin se Ibraimi me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen e së premtës kundër Teutës në Durrës.

Drejtuesit e Kukësit dhe trajneri Mirel Josa shpresojnë që 32- vjeçari mos të ketë dëmtim të rëndë në gju, e në fakt janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Ibraimit, i cili edhe pse po zhvillon vetëm edicionin e parë me fanellën e skuadrës kuksiane, ai shumë shpejtë u shndërrua në një lider.

Leave a Reply