Ibraimi te Shkëndija me pagë marramendëse!!!

Agim Ibraimi gati të rikthehet të Shkëndija. Një gjë e tillë është vetëm çështje kohësh, kur edhe zyrtarisht drejtuesit e skuadrës tetovare pritet ta prezantojnë para opinionit, pasi burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se veçmë palët kanë gjetur akordin.

Mirëpo përveç këtij fakti, “infOSport.mk” nga burime jozyrtare mëson se Shkëndija do e bëjë Ibraimin futbollistin më të paguar ndonjëherë në elitën e futbollit vendor. Plotë 40 mijë euro do të jetë paga e tij mujore, plus edhe bonuse që do të dallojnë nga futbollistët e tjerë.

Vërtetë një shumë marramendëse kjo, që për tregun tonë në Maqedoni është diçka e paarritshme, mirëpo kur është në pyetje Shkëndija dhe Kompania gjigande “Ecolog”, gjithçka është e mundur.

Leave a Reply