E bujshme, Alioski në verë i bashkohet Galatsarajit!

Ezgjan Alioski në verë mund të ndryshojë ambient, teksa mediat në Turqi vazhdojnë të shkruajnë për një interesim serioz të Galatasarajit për shërbimet e reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, i cili aktualisht luan në Premierligën angleze me skuadrën e Lids Junajted.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Ezgjan Alioski në fund të sezonit do të mbetet futbollist i lirë dhe sipas të njejtave burime, palët nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Skuadra e Fati Terimit prej kohësh është e interesuar që të merr në radhët e veta Alioskin, ndërsa ky transferim po merr formë edhe më shumë, duke pasur parasysh se Marselo Saraçin, që aktualisht mbulon krahun e majtë te Galatsaraji, i përfundon huazimi.

Gjigandi turk kishte kontaktet e para në merkaton e janarit me Alioskin, por të njejtat u ndërprenë pas kërkesës së Lids Junajtedit të cilët nuk ishin të interesuar për ta shitur reprezentuesin e Maqedonisë.

Kujtojmë se Alioski pjesë e Lidsit është që nga viti 2017 kur u transferua nga Lugano e Zvicrës.

Leave a Reply