Ndodhi edhe kjo, arbitri mbylli ndeshjen, por ndërhyn VAR dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101! (VIDEO)

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes kopenhagenit dhe Arahus.

Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3:3, me golin e fundit që u shënua në minutën e 101-të.

Arahus po avansonte me rezultatin 3:2 deri në minutën e 96-të, kur arbitri tregoi edhe fundin e takimit.

Pikërisht në këtë rast protagonist bëhet VAR-i, që ndonëse arbitri kishte njoftuar mbylljen e ndeshjes, ndërhyn dhe më pas akordohet penallti për vendasit e Kopenhagenit, e cila shndërrohet në gol nga Ëind në minutën e 101-të.

Pavarësisht protestave të lojtarëve miq, arbitri pas konsultimit me VAR dha penalltinë, duke rikthyer skuadrat në fushë.

Leave a Reply