Gafa e vitit na vjen nga Greqia! (VIDEO)

Sot ka ndodhur një ndër gafat më të mëdha në futbollin europian, më saktësisht në kategorinë e dytë në Greqi, në ndeshjen midis Ionikos dhe Ergotelis.

Sulmuesi i ekipit vendas, Matias Kastro në një moment u gjend i vetëm me portën e boshatisur, edhe atë vetëm pak metra përpara katërkëndëshit, por gaboi duke goditur jashtë.

Një rast i tillë është vërtet i pafalshëm, kur ke parasysh se më e vështirë është të gabosh se sa ta shënosh gol.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Leave a Reply