Elseid Hysaj bashkohet sërish me Sarrin!?

Paraqitja fantastike ndaj Milanit ka bërë që Elseid Hysaj të merrte vlerësime të mëdha. Por kush do të jetë destinacioni i radhës për Hysajn? Në Itali kanë raportuar sërish se PSZh-ja po vazhdon bisedimet për marrjen e këtij lojtari me parametra zero.

Por një ide e re po hidhet teksa Sarri shfaqet me një rikthim te Napoli. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë largimi i Hysajt do të bllokohej.

Sarri është mësuesi i parë i Hysajt dhe e dëshiron së tepërmi këtë mbrojtës, teksa do ta sillte nga Empoli te Napoli dhe njëkohësisht e ka kërkuar në kohën kur ishte pjesë e Çelzit.

Leave a Reply