Kupa e Kosovës, finale para finales

Shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës na ka servuar një finale para finales, pasi në konkurrencë të 4 skuadrave, ku dy prej tyre ishin nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë, goglat vendosën që skuadrat e të njëjtit rang të takohen mes vete, njofton “infOSport.mk”.

Kështu në gjysmëfinale do të përballen Prishtina e Zekirja Ramadanit dhe Llapi i Tahir Batatinës, ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen skuadrat nga Liga e Parë, Istogu dhe Dukagjini.

Kjo fazë e Kupës së Kosovës zhvillohet me dy ndeshje, vajtje – ardhje. Duelet e para luhen më 7 prill, kurse të kthimit më 21 prill.

Leave a Reply