15 muaj burg për arbitrin serB që akordoi një penalti “fantazmë” (VIDEO)

Arbitri serb Srxhan Obradoviç është dënuar me 15 muaj burg dhe një pezullim 10 vite për të mos arbitruar asnjë ndeshje futbolli.

Arbitri ishte arrestuar pas akordimit të 11-metërshit gjatë ndeshjes së vitit 2018 në kampionatin serb midis ekipeve të Suboticës dhe Radniçkit.

Obradoviç dha një penallti absurde vendasve të cilët pas kësaj fitoreje me rezultatin 2:0 arritën të kualifikoheshin për në Europa Ligë.

Leave a Reply