Skedina e çmendur e tifozit, parashikoi fitoren e Maqedonisë ndaj Gjermanisë!

Disfata e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e djeshme nuk mendohej nga askush, përveç një tifozi i cili kishte vendosur të ndjekë fatin e tij, duke marrë guximin për të parashikuar një fitore të ekipit përfaqësues të vendit tonë, parashikim ky, i cili në fund u shpërblye me një shumë të majme parash.

Tifozi në fjalë ka vendosur bast tre ndeshje, ku bie në sy parashikimi për fitoren e Maqedonisë ndaj 4 herë kampionëve të Botës, e që kuotohej me koeficientin 30.

Po i njëjti, në këtë tiket përveç ndeshjes Gjermani-Maqedoni e Veriut, kishte vënë bast edhe për ndeshjen San Marino – Shqipëri, duke e parashikuar të njëjtën me një barazim gjatë pjesës së parë, ashtu edhe siç doli.

Gjithashtu në këtë skedinë tifozi kishte vendosur  edhe ndeshjen Austri-Danimarkë, duke parashikuar një fitore të danezëve, të cilët në fund kishin arritur një fitore të madhe 4:0.

Leave a Reply