Deklarata e fuqishme e Adilit: Gjermani – Maqedoni! Unë po shihja Shqipërinë se e kam ëndërr

Mevlan Adili ka udhëhequr përsëri Vllazninë drejt një tjetër ndeshje me rrjetën e paprekur, por futbollisti shkupjan, i cili mbante shiritin e kapitenit te skuara shkodrane, ka theksuar se kënaqësia ishte përgjysmë pasi një ndeshje si e sotmja duhej fituar me ato pak raste që krijoi skuadra e tij, siç e shpjegoi pas ndeshjes për “SuperSport”.

“Fusha nuk ishte në nivelin e vet, pastaj dihet kush është Partizani, detaje të vogla e vendosin një ndeshjet të tillë. Mund të bënim më mirë, por edhe më keq. Ne kishim raste, por edhe Partizani të vetat. Këto nuk janë ndeshje luksi që ke 5-6 raste të pastra, kur të vjen një rast duhet ta shfrytëzosh e fitosh 1:0” – u shpreh fillimisht Mevlan Adili, i cili është i lumtur që skuadra e tij sërish nuk pranojë gol.

“Më gëzon fakti që mbrojtja ka bërë mirë dhe stërvitemi në mbrojtje e në sulm. Mbrojtja fillon që në sulm, e thashë para ndeshjes që mungesat janë të evitueshme se kushdo që ka luajtur ka bërë më të mirën. Janë 16 pa pësuar ndeshje dhe shpresoj që ashtu të vazhdojë deri në fund” – deklaroi Adili, i cili në pyetjen e gazetarit të SuperSport nëse kishte ndjekur ndeshjen e Maqedonisë kundër Gjermanisë, erdhi me një përgjigje shumë interesante.

“Të them të drejtën kam shumë miq të Maqedonia, por nuk është se kisha ndonjë interes, unë po shihja kombëtaren e Shqipërisë dhe mendoj se mund të bënte dhe më shumë por arriti të merrte pikët e veta. Maqedonia mendoj se ka bërë një moment historik dhe shpresoj që t’ia dalë përsëri, por ëndrra ime është që një ditë të luaj për kombëtaren”, përfundoi Adili.

Leave a Reply