Manaj, bashkë me flamurin e Barcelonës vendos edhe atë shqiptar

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë te Barcelona B pasi ka shënuar 9 gola dhe kryeson listën e golashënuesëve.

Më mirë se sulmuesi shqiptar nuk ka mundur të bëjë as Collado që cilësohet si Lionel Mesi i ri i “katalunasve”.

Së fundmi Manaj ka treguar paraqitjen e re sa i përket mbrojtëseve të tij.

Dizenjimi është vërtet interesant teksa te njëra prej tyre është me fanellën e Kombëtares dhe flamurin e Shqipërisë, ndërsa te tjera i veshur me ngjyrat e katalunasve.

 

Leave a Reply