Bie rekordi, Nagelsman trajneri i ri i Bajernit të Munihut

Trajneri aktual i RB Lajpcig, Julian Nagelsman në sezonin e ri do të udhëheq skuadrën kampione të Gjermanisë, Bajernin e Munihut. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi “bavarez” përmes faqes së tyre zyrtare.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç ka arritur që të bind 33-vjeçarin, me të cilin Bajerni i Munihut ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Duke pasur parasysh se Nagelsman ka kontratë valide me Lajpcigun deri verën e vitit 2023-të, Bajerni është i detyruar që të paguaj një dëmshpërblim rekord prej 25 milion eurove.

Gjigandët bavarez fillimisht transferuan futbollistë nga ky rival, ndërsa tashmë edhe trajnerin.

Nagelsman pak kohë më parë kishte ndërtuar një shtëpi në afërsi të Munihut. Sezonin e kaluar ai me Lajpcigun luajti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë edicion renditet i dyti pas Bajernit të Munihut në Bundesligë.

Në postin e trajnerit te Bajerni i Munihut, Nagelsman do të pasojë Hansi Flik, i cili do të udhëheq Bajernin deri në fund të këtij sezoni, kjo pas mosmarrëveshjeve që pati me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç.

Leave a Reply