E bukur, interesim serioz nga skuadra të “Serie A” për futbollistin tetovar

Nedim Bajrami zhvilloi një super sezon me Empolin në Serie B, duke ndihmuar këtë skuadër për tu ngjitur në “Serie A” për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori me origjinë nga Tetova luajti titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve me Empolin në Serie B, duke kontribuar me 5 gola dhe 8 asiste, ndërsa edhe 2 gola të tjerë dhe 2 asiste bëri në 3 ndeshjet e Kupës së Italisë.

Në këtë formë, për Bajramin nuk mund të mungonte interesimi nga ekipe që janë të konsoliduara në Serie A.

Kështu, Sampdoria që para disa kohësh po interesohet për tetovarin, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Sasuolo.

Këta të fundit njihen për talentet që promovojnë, duke qenë se objektivi i tyre në kampionat është evidentimi i të rinjve dhe loja tërheqëse. Ndaj, Bajrami do të përshtatej më së miri me Sasuolon, ndërsa në rast se gjithçka mbyllet me sukses, atëherë do të zëvendësonte Manuel Lokatelin, i cili me shumë gjasa pas përfundimit të europianit do të transferohet te Juventusi.

Leave a Reply