E kryer, Elseid Hysaj bëhet me skuadër të re!

Ka marrë fund telenovela rreth së ardhmes të Elseid Hysajt. Futbollisti shkodran i Kombëtares shqiptare në sezonin e ri do të luaj me fanellën e Lacios.

E përditshmja italiane, “Gazzetta dello Sport” bën me dije se mbrojtësi i krahut të djathtë ka arritur tanimë akordin dhe do luajë në “Olimpico” sezonin që vjen.

Pas përfundimit të kontratës me Napolin, Hysaj do bashkohet sërish me Sarrin si lojtar i lirë.

Trajneri italian e ka vlerësuar prej kohësh lojtarin, ndërsa Hysaj është një produkt I tij te Empoli. Pas gjashtë vitesh dyshja bashkohet sërish, këtë herë te Lacio.

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, në Itali tregojnë se paga e Hysaj do jetë 2 milion euro në sezon, 400 mijë euro më shumë nga përfitimet te Napoli.

Leave a Reply