Pritej të nënshkruante ne Renovën, mbrojtësi Ilieski prezantohet te sllovenët e Koper

Darko Ilieski duheshe të nënshkruante me Renovën, mirëpo i njëjti karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Slloveni, duke nënshkruar me skuadrën e Koper, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi Ilieski sezonin e fundit luante me Pelisterin në Ligën e Parë, ndërsa  do të jetë kjo hera e parë që do të luaj jashtë Maqedonisë, pas asaj eksperience jo të mirë që pati me armenët e Shirak, kur prishi kontratën vetëm pas dy javësh, duke mos zhvilluar asnjë ndeshje.

Ilieski me sllovenët e Koper ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. .

Ndryshe 25-vjeçari Ilieski karrierën e tij e kishte nisur në vendlindjen e tij në Prilep, te skuadra e 11 Oktomvri, për të vijuar më pas me Metalurgun, Pobedën, Tikveshin, Borecin dhe FC Shkupin, nga e cila skuadër verën e vitit 2020 ishte transferuar te Pelisteri. (infOSport.mk)

Leave a Reply