Dërgoi Zvicrën në çerekfinale të Euro 2020, sulmuesi shqiptarë tërhiqet nga kombëtarja “helvete”!

Kolonia e madhe e futbollistëve shqiptarë që përfaqësonin Zvicrën në arenën ndërkombëtare ka humbur një tjetër element të saj pas EURO 2020.

Një nga emrat më të njohur ne dekadën e fundit të kësaj përfaqësueseje, Admir Mehmedi, ka vendosur t’i japë lamtumirën asaj edhe pse në moshën 30-vjeçare dhe me shumë vite para në futbollin profesionist.

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, ishte ai i cili me penaltinë e tij çoi Zvicrën për herë të parë në çerekfinalet e Europianit, duke mposhtur një superfuqi si Franca në EURO 2020.

Duket se arritja në këto nivele e ka bindur Mehmedin që të largohet kur është në kulmin e tij. Kështu, pas 76 ndeshjesh, ai vendosi ta mbyllë karrierën me Zvicrën duke u përqendruar te karriera me Volfsburgun dhe familja e tij, që është në rritje.

“Ekzistojnë të paktën dy ndeshje që një futbollist i mban mend gjatë jetës së tij: për mua ishte e para me fanellën e Zvicrës (ajo kundër Anglisë në vitin 2011-të kur në Uembli stadium barazuam 2:2) dhe ndeshja e fundit. Sidoqoftë, ndeshja ime e fundit me ekipin kombëtar, jo që do kujtohet vetëm nga unë, por ndoshta do të mbahet mend edhe nga shumë tifoz të futbollit në vendin tonë. Ajo ndeshje (kundër Francës) do të hyjë në histori si një ndeshje shekulli dhe që përfaqëson një moment historik për futbollin zviceran. Unë isha i bekuar dhe i nderuar që isha në gjendje të gjuaj një nga penaltitë më kritike, dhe nervat për të dërguar topin në rrjetë. Kur isha i ri, e kisha ëndërr të luaja me ekipin kombëtar të Zvicrës. Ndërsa tashmë numërojë 76 paraqitje. Secila prej këtyre ndeshjeve në të cilat kam luajtur  me fanellën e Zvicrës, ishte e veçantë për mua. Këtë fanellë e kam veshur me krenari dhe nder. Por të jesh në gjendje të diplomosh nga një karrierë me ekipin kombëtar si kjo, tejkalon çdo ide dhe ëndërr. Jam mirënjohës për çdo ditë që kam kaluar me ekipin kombëtar. Dorëheqja nuk ishte e lehtë për mua. Megjithatë kohët e fundit disa dëmtime të ndryshme më kanë penguar. Kështu që vendosa të përqendrohem me klubin tim Volfsburg në të ardhmen. Përveç kësaj unë do të jem në gjendje të kaloj më shumë kohë për familjen time në rritje. Në lidhje me ekipin kombëtar të Zvicrës, unë do të doja të falënderoja trajnerin Otmar Hitcfilld që bëri të mundur debutimin tim. Falënderim për trajnerin Vlado Petkoviç, për të gjithë shokët e ekipit dhe anëtarët e stafit, për tifozët dhe miqtë e panumërt dhe familjen time dhe gjithë ata që besuan në mua dhe gjithmonë më mbështetën. Prandaj përsëri: Faleminderit shumë dhe vazhdoni të mbështesni Zvicrën!” – ka shkruar Admir Mehmedi në faqen e tij zyrtare në “facebook”.

Leave a Reply