Broja shkëlqen edhe me Sauthempton, brenda 18 minutave bënë gjithçka, por fati i ktheu shpinën (VIDEO)

Armando Broja, i cili shkëlqeu me Shqipërinë në dy ndeshjet e fundit të shtatorit, klasin e tij të lartë e ka dëshmuar edhe sot me Sautemptonin në ndeshjen e javës së katërt të Premierligës kundër Uest Hamit, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 72-të, sulmuesi i talentuar shqiptarë prodhoi më shumë raste individualisht sesa ishin krijuar nga e gjithë skuadra e Sauthemptonit deri në ato momente.

Prekja e parë e topit dhe do t’i linte targën Ogbonës në krahë, ndërsa nga mesfusha mori topin dhe gjuajti nga 25 metra, duke u ndalur vetëm në shtyllë.

Në minutën e fundit goditi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, atje ku do të kalonte portierin, por topi u hoq nga kalimi i vijës vetëm për pak milimetra nga Rice.

Ndërkohë në vlerësimin e bërë nga “Hampshire”, Broja rezulton lojtari i ndeshjes me notën 9. Të shpallesh si futbollisti më i mirë kur je i aktivizuar në minutën e 72-të, është dëshmi e qartë e vlerave që zotëron ky djalosh i artë.

Ndryshe ishte ky barazimi i tretë për Sauthemptonin këtë edicion në Premierligë, me ç’rast kjo skuadër pas 4 xhirove të para renditet në pozitën e 14-të. Në anën tjetër Uest Hami me 8 pikë mban pozitën e 6-të, ndërsa me nga 10 pikë kryesojnë tabelën e klasifikimit Mançester Junajtedi dhe Çelzi.

Këto dy skuadra sot shënuan fitore komode përballë Njukasëll Junajtedit, gjegjësisht Aston Villas, e ku shkëlqyen dy futbollistët e rikthyer në Premierligë, Kristiano Ronaldo dhe Romelo Lukaku.

Sulmuesi belg shënoi dy gola në  fitoren 3:0 të Çelzit ndaj Aston Villas, ndërsa po aq gola realizoi edhe portugezi Kristiano Ronaldo në fitoren 4:1 të “Djajve të Kuq” përballë Njukasëll Junajtedit. (infOSport.mk)

Leave a Reply