Serie A, brenda ditës shkarkohen dy trajnerë!

Vetëm pas 3 xhirove të kaluara, në Serie A tashmë ka ndodhur shkarkimi i dy trajnerëve. Fjala është për Eusebio di Françeskon e Veronës dhe Leonardo Semplicin e Kaljarit.

Humbja 3:2 në Sardenja kundër Xhenoas ka qenë fatale për Semplicin, me drejtuesit që nuk e kanë kapërdirë këtë nisje.

Stolat në Serie A tanimë janë bërë një “bombë me sahat”, teksa klubet nuk i kanë dhënë shumë kohë trajnerave, kjo pasi edhe Verona më herët kishte shkarkuar Di Françeskon.

Humbja ndaj Bolonjas mbrëmë dhe zero pikë në tre ndeshje kanë detyruar drejtuesit që të marrin këtë vendim drastik.

Tanimë në rolin e zëvendësuesit shihen disa emra, mes të cilëve edhe ish-juventinët Klaudio Ranieri dhe Igor Tudor. Kroati veç drejtimit të Hajduk Split dhe Udineses, sezonin e shkuar ishte ndihmës i Pirlos te “bardhezinjtë”.

Leave a Reply