Lëshohet në përdorim tribuna e re në stadiumin e Çairit

Sot edhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim stadiumi i Çairit së bashku me tribunën e re. Stadiumi i FC Shkupit ka marrë një pamje tjetër falë investimit të Federatës së Futbollit të vendit tonë në bashkëpunim me UEFA-në dhe Komunën e Çairit që përmes programës “het-trik” të shtëpisë së futbollit europian, ndërtuan një tribunë të re dhe rregulluan fushën e blertë, duke vendosur sistem të ri për ujitje dhe kullim. Punimet për tribunën e re në Çair kanë nisur nga qershori i vitit 2019-të, përderisa FFM në vijim investoi edhe për fushën së bashku me zhveshtoret dhe zyrat e administratës. I gjithë projekti është kompletuar sipas standartave të UEFA-së.

Leave a Reply