Shkëndija pa probleme mundi Borecin, Renova barazoi në Shkup, Struga e pafat në Shtip

Shkëndija ashtu edhe siç pritej pa shumë probleme mundi Borecin në ndeshjen e xhiros së 9-të në Ligën e Parë, duke u ngritur më lartë në renditjen tabelare, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Bruno Akrapoviç mundën Borecin me shifrat 3:0, duke zgjidhur çështjen e fituesit që në pjesën e parë.

Doriev shënoi golin e parë vetëm pas  5 mnutave lojë, ndërsa më pas në skenë doli ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sidrit Guri, i cili realizoi dy herë në rrjetën e mysafirëve nga Velesi.

Renova barazoi 1:1 në transfertën ndaj Makedonija GJ.P në Shkup. “Gjipspunuesit” zhvilluan edhe një ndeshje tjetër mjaft të mirë, duke avansuar madje në minutën e 56-të me anë të Serafimovskit, ndërkohë barazimin Makedonija GJ.P i’a solli futbollisti i saj më në formë, Ermedin Ademi në minutën e 87-të kur shënoi nga pika e bardhë.

Një gol i hershëm i Marjan Altiparmakovskit (5’) i solli fitoren Bregallnicës përballë Struga Trim Lum, skuadër kjo që pësoi edhe disfatën e dytë në 3 ndeshjet e fundit.

Në Manastir derbi i mbijetesës midis Pelisterit dhe Tikveshit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa gjithashtu gola nuk prodhoi edhe ndeshja në Shkup midis Skopjes dhe Akademia Pandevit.

Java e 9-të mbyllet nesër me super sfidën, FC Shkupi – Rabotniçki. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 9

Bregallnica 1:0 Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 1:1 Renova
Shkëndija 3:0 Boreci
Skopje 0:0 Ak.Pandev
Pelisteri 0:0 Tikveshi
FC Shkupi 03.10 Rabotniçki

Leave a Reply