Super lajm për Kosovën në prag të ndeshjeve me Suedinë dhe Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një super lajm në prag të ndeshjeve eliminatore të tetorit, të vlefshme për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.

Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për Kosovën.

Kjo do të thotë se Toni Domgjoni, i cili iu bashkua “Dardanëve” në grumbullimin e këtij muaji, do të ketë të drejtë loje qysh nga ndeshja kundër Suedisë, që në program është me datë 9 tetor.

Ky lajm ka gëzuar drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët gjithashtu njoftojnë se kanë kompletuar tërë dokumentacionin edhe për Astrit Selmanin, dhe i njëjti tashmë është i gatshëm për ta realizuar paraqitjen e parë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Leave a Reply