Hendbollistet e Çairit mirëpresin Gjevgjelinë si para nxemje për atë që i pret në Europë

Ekipi i hendbollit në konkurrencë të femrave Çair, sot në kuadër të javës së katërt në Superligë do të mirëpret Gjevgjelinë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje zhvillohet më herët për shkak të paraqitjes së KHF Çair në Kupat Europiane, ku do të përballet me ekipin e Torshavn nga Ishujt Faroe.

Ekipi i Basri Latifit është favorit absolut përballë Gjevgjelisë, ashtu që nuk duhet të ketë shumë probleme për të arritur deri tek 3 pikët e plota.

Pas 3 xhirove të para KHF Çair ka pikë maksimale dhe bashkë me Kumanovën kryesojnë renditjen. Sa i përket Gjevgjelisë, kundërshtarit të sotëm të skuadrës shqiptare, kjo skuadër ka vetëm një fitore në 3 xhirot e para dhe aktualisht renditet në pozitën e 5-të. (infOSport.mk)

Foto: 24rakomet

Leave a Reply